LAJMI I FUNDIT:

Komuna subvencionon bletarët llapjanë me 1000 shoqëri bletësh

Komuna subvencionon bletarët llapjanë me 1000 shoqëri bletësh

Komuna e Podujevës vazhdon me rritjen e përkrahjes për fermerët llapjanë. Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR) ka subvencionuar 100 fermerë me nga 10 shoqëri bletësh.

Subvencionimi i fermerëve në të gjithë sektorët e bujqësisë, vazhdon të jetë prioritet në investimet e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR) në Komunën e Podujevës.

Në kuadër të investimeve në këtë sektor DBPZHR ka shpërndarë 1,000 shoqëri bletësh për 100 bletarë llapjanë (nga 10 shoqëri për secilin bletar).


Me rastin e shpërndarjes së këtij subvencioni, Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Avni Fetahu, kanë vizituar bletarin Hilmi Syla në fshatin Gllamnik, i cili është njëri nga përfituesit e këtij subvencioni.

Gjatë vizitës te bletari Syla, kryetari Veliu tha se Komuna në vazhdimësi është duke e shtuar përkrahjen për fermerët llapjanë në të gjithë sektorët. “Komuna e Podujevës edhe vitin që shkoi ka ndarë nga 5 shoqëri bletësh për 60 bletarë, por duke parë interesimin e fermerëve që të merren me bletari kemi rritur edhe përkrahjen tonë duke shtuar numrin e shoqërive të bletëve dhe përfituesve”, theksoi Veliu.

Kryetari Veliu i konsideroi të rëndësishme këto subvencione, për faktin se do të kenë ndikojnë në mirëqenien e ekonomive familjare duke kontribuar në vetëpunësim dhe të hyra materiale.

Ndërsa fermeri Hilmi Syla, i cili është kultivues i bletës dhe prodhues i bletës amë gjermane, falënderoi komunën për përkrahjen dhe ftoi për bashkëpunim më të ngushtë mes bletarëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori