LAJMI I FUNDIT:

Komuna subvencionoi 300 kultivues të grurit

Komuna subvencionoi 300 kultivues të grurit

Komuna e Podujevës, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR ), ka subvencionuar me farë gruri dhe pleh të kombinuar 300 fermerë llapjanë, për mbjelljen e nga një hektari me grurë.

Në kuadër të projekteve për subvencionime në sektorin e bujqësisë nga Komuna e Podujevës, Drejtoria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR) sot u ka shpërndarë farë gruri dhe pleh të kombinuar 300 fermerëve llapjan, për mbjelljen e nga një hektari tokë me grurë.


Drejtori i DBPZHR, Vezir Januzi, tha se Komuna e Podujevës vazhdon ta ketë prioritet zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

“Komuna e Podujevës çdo vit e më tepër po i kushton kujdes zhvillimit të bujqësisë dhe përkrahjes së fermerëve në të gjithë sektorët. Krahas subvencionimit të mbjellave vjeshtore dhe pranverore, ne vazhdojmë të subvencionojmë edhe në sektorin e pemëtarisë dhe blegtorisë, duke shpërndarë fidanë pemësh, sistem ujitjeje dhe ushqime të koncentruara për bagëti dhe shpezëtari”, tha drejtori Januzi

Projekti për subvencionimin e fermerëve me farë gruri dhe pleh të kombinuar është i financuar nga DBPZHR e Komunës Podujevë në një vlerë prej 44. 880 euro. /Telegrafi/