LAJMI I FUNDIT:

Komuna Qendër vazhdon afatin për projektin për përkujdesje të të rriturve

Komuna Qendër vazhdon afatin për projektin për përkujdesje të të rriturve

Komuna Qendër përmes një komunikate ka informuar se do ta vazhdojë afatin për aplikim për 10 ditë tjera për projektin ‘Qendra kujdeset për të rriturit’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vazhdimi i afatit, siç informon Komuna, është për shkak interesit të madh te qytetarët.

‘Aplikimet nga qytetarët e interesuar ende arrinë, kurse numër i madh i qytetarëve paraqiten për informata plotësuese. Për shkak interesit, por edhe fakti se informacionet vështirë arrinë deri te qytetarët më të rritur, komuna Qendër ka vendosur që afatin për aplikim ta vazhdojë deri më 06.02.2017’, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/