Komuna mbolli fidanishte në rrugën 'Eqrem Çabej', por "harruan" se e prishën trotuarin e këmbësorëve

Rruga "Eqrem Çabej" ka mbetur në një gjendje të keqe, pasi mbjellja e fidanishteve në këtë pjesë ka shkaktuar dëmtime të dukshme.
Trotuari, i cili është i dedikuar për këmbësorët, tani ka mbetur i ndarë në disa copa. Ky problem ka krijuar vështirësi për ata që e kalojnë këtë rrugë, duke rrezikuar kështu edhe sigurinë e qytetarëve.
Pavarësisht nga përkeqësimi i gjendjes së rrugës dhe trotuarit, deri tani nuk ka pasur asnjë reagim apo masë nga ana e Komunës së Prishtinës për të rregulluar këtë problem.
Më poshtë gjeni fotografitë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































