LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Tetovës nesër dezinfekton territorin e vet për shkak të coronavirusit

Komuna e Tetovës nesër dezinfekton territorin e vet për shkak të coronavirusit

Komuna e Tetovës njoftoi se në mbledhjen e parë të Trupit koordinativ ndërinstitucional janë marrë vendim me për ndëmarrjen e masave për mbrojtje nga shpërndarja e coronavirusit.

Nga kjo komunë thonë se tashmë ka nisur dezinfektimi i të gjitha çerdheve publike, qendrave për fëmijë, shkollat fillore dhe të mesme, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Të premten më 13.03.2020 do të fillojë dezinfektimi i vendeve publike dhe objekteve në territorin e Komunës së Tetovës. Kjo masë kujdesi është e nevojshme që të parandalohet shpërndarja e coronavirusit. Komuna e Tetovës do ta minimizojë personelin në administratë dhe do t’i lirojë nga puna të gjitha kategoritë që rrezikohen nga ky virus, siç janë të sëmurët me sëmundje kronike”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

Ata bëjnë apel qytetarëve të respektojnë masat e kujdesit dhe parandalimit që i rekomandojnë autoritetet përkatëse./Telegrafi/