LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Tetovës: Jemi të përgatitur për situata të jashtëzakonshme, në bashkëpunim me institucionet tjera

Komuna e Tetovës: Jemi të përgatitur për situata të jashtëzakonshme, në bashkëpunim me institucionet tjera

Komuna e Tetovës siguron se është e përgatitur në rast të nevojës për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, duke pasur parasysh gjendjen ekonomike dhe të sigurisë për qytetarët.

E pyetur nga Telegrafi Maqedoni, thonë se bazuar në kompetencat e tyre ligjore, sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, Komuna e Tetovës përpilon planin për mbrojtje dhe shpëtim, dhe në bazë të nevojës bënë përditësimin e të dhënave.


“Institucionet si Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është drejtori që në nivel republikan rregullon çështjet e mbrojtjes dhe shpëtimit me përmasa më të mëdha apo të jashtëzakonshme, po ashtu edhe Qendra për menaxhim me kriza. Të dyja këto institucione kanë njësi lokale në Tetovë”.

“Sa i përket çështjes së strehimoreve, në territorin e komunës sonë ekzistojnë 3 strehimore të mëdha të cilat i menaxhon Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, dhe ka 100 strehimore tjera në nivel të ndërtesave të banimit për të cilat janë përgjegjës këshilli banesor i të njëjtave”, thonë nga Komuna e Tetovës për Telegrafi Maqedoni

Ndërsa në lidhje me alarmimin e qytetarëve, në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, thonë se e bën Qendra për Menaxhim me Kriza.

“Numri me të cilin përcjellet ndonjë gjendje e krijuar alarmante që është në shërbim për qytetarët është 112”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Ndryshe, ditëve të fundit qytetarët e Maqedonisë së Veriut nën panik kanë vërshuar shitoret dhe pompat e benzinës, duke dashur të sigurojnë jetën e tyre në rast të eskalimit të situatës. Por, institucionet shtetërore vazhdimisht kanë bërë thirrje për qetësim dhe kanë siguruar se rezervat shtetërore janë të qëndrueshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori