LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Tetovës hesht për arrestimin e pjesëtarit të sigurimit

Komuna e Tetovës hesht për arrestimin e pjesëtarit të sigurimit

Është arrestuar në Tetovë i punësuari si sigurim në Komunën e Tetovës, i cili ka pasur fletë-arrest qendror dhe ndërkombëtarë për mbajtjen e burgut prej 5 vjetëve, për kryerjen e veprës penale “marrje peng”.

“Sot, gjatë mesditës është arrestuar 38 vjeçari A.B. nga fshati Bogovinë i Tetovës, i cili ka qenë i gjykuar për mbajtje të burgut prej 5 vjetëve. Pas arrestimit dhe mbajtjes së shkurtër, të realizuar me urdhër gjyqësor, ai është dorëzuar në Burgun e Idrizovës për mbajtjen e dënimit me burg. Personi në fjalë është kërkuar për veprën “marrje peng” dhe për të ka pasur të lëshuar fletë-arrest qendror dhe ndërkombëtarë”, tha zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Komunës së Tetovës, Marjan Josifovski.

I arrestuari A.B., gjithashtu ka qenë i shpallur në kërkim në ueb – faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.


Burimet e Portalb.mk, thonë se që nga ardhja e kryetares së Komunës së Tetovës në detyrë, personi i arrestuar ka qenë sigurim i saj.

Në lidhje me atë se si është e mundur që një person i cili është në kërkim me fletë-arrest qendror dhe ndërkombëtarë, të jetë i punësuar apo në shërbim të detyrës në Komunën e Tetovës, Portalb ka kontaktuar me sektorin përkatës të Komunës, por të njëjtët kanë zgjedhur të heshtin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Politikë
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori