Komuna e Prizrenit prezanton ueb faqen e re

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se organet e nivelit qendror kanë krijuar ueb faqen e re të saj.
“Ju informojmë se Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), ka krijuar ueb faqen e re të Komunës së Prizrenit. Për t’u qasur në ueb faqen e re të Komunës së Prizrenit, mund të klikoni në këtë vegëz: https://prizren.rks-gov.net/”, thuhet në njoftim.
Aty theksohet se të gjitha informacionet dhe njoftimet mund të gjenden në ueb faqen e re përfshirë lajmet, aktivitetet e publikimet, njoftimet, thirrjet, konkurset, rezultatet si dhe dokumentet që kanë të bëjnë me aktivitetet e prokurimit.
Por një ditë më parë, anëtari i Kuvendit të Komunës nga radhët e Koalicionit “Vakat”, Sead Arifi ka shprehur shqetësimin lidhur me faktin se ueb faqja e re zyrtare e Komunës së Prizrenit nuk është e qasshme në gjuhën boshnjake, ndonëse pjesëtarët e këtij komuniteti përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Komunës.
Ai ka shprehur qëndrimin se gjuha boshnjake duhet të jetë e përfaqësuar në ueb faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/


















































