Qeveria komunale e Prizrenit gjatë nëntë muajve të këtij viti ka arritur që të shpenzojë 48 milionë euro nga totali prej 70 milionë eurove të planifikuara apo 68% të buxhetit total për vitin 2024.
Përderisa përqindja e shpenzimeve është e përafërt me atë të periudhës së njëjtë të vitit të shkuar, dallime të shprehura ka sa i përket të hyrave vetjake, raporton Telegrafi.
Bazuar në të dhënat e Raportit Financiar për periudhën janar – shtator 2024, Komuna e Prizrenit ka arkëtuar më pak mjete nga të hyrat vetjake, si në vlerë monetare ashtu edhe në përqindje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.
“Shuma e tërësishme e arkëtuar e të hyrave vetjake komunale për këtë periudhë të raportimit është 7 milionë e 607 mijë euro ose 74.62 % e shumës së planifikuar prej 10 milionë e 193 mijë euro”, thuhet në raport.
Aty figuron se në nëntë mujorin e vitit 2023, shumë e mjeteve të arkëtuara ka qenë 8 milionë e 263 mijë euro apo 98.33% të shumës së planifikuar prej 8 milionë e 403 mijë eurove.
Për dallim prej të hyrave vetjake, përqindja e shpenzimit të përgjithshme të buxhetit gjatë kësaj periudhe raportuese është e përafërt me nëntëmujorin e vitit të shkuar.
“Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit gjatë periudhës janar-shtator 2024 kanë arritur në 48 milionë e 42 mijë euro ose 68.24% nga 70 milionë e 400 mijë euro të parashikuara për vitin 2024”, shkruan në raport. Aty theksohet se vjet në periudhën e njëjtë janë shpenzuar 43 milionë e 540 mijë euro apo 66.26% nga 65 milionë e 700 mijë euro.
Sipas raportit, te shpenzimet kategoria e pagave është realizuar mbi 78%, ajo e mallrave e shërbimeve mbi 66 %, shpenzimet komunale mbi 60%, subvencionet 74% derisa përqindja më e ulët është tek investimet kapitale.
“Për investime kapitale për vitin 2024 janë planifikuar 25 milionë e 816 mijë euro. Në periudhën janar-shtator nga kjo kategori janë shpenzuar 15 milionë euro ose 58.26% e shumës së planifikuar”, thuhet në raport.
Opozitarët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje vazhdimisht kanë kritikuar Ekzekutivin lokal në Prizren lidhur me menaxhimin e buxhetit komunal.
Shefi i grupit të këshilltarëve të LVV-së në Kuvendin e Komunës, Karanfil Haxhillari gjatë një konference për media pat theksuar se “paaftësia në qeverisje ka rezultuar me suficit të konsiderueshëm buxhetor si në vitin 2022 ashtu edhe në vitin 2023”, duke shtuar se mungesa e vizionit dhe e kapaciteteve menaxhuese po reflektohet edhe në këtë vit buxhetor.
Raporti financiar për periudhën janar-shtator 2024 planifikohet që të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë