Komuna e Prishtinës përzgjodhi  sportistet dhe sportistët më të mirë për vitin 2017.

Në manifestimin e mbajtur në objektin e Komunës, nënkryetari z. Selim Pacolli falënderoi të gjithë ata që kontribuuan dhe po kontribuojnë në vazhdimësi për zhvillimin e sportit në qytetin e Prishtinës.


donjeta sadiku

Komisioni i përbërë kryesisht nga gazetarët e sportit, kishte bërë përzgjedhjen e sportisteve dhe sportistëve më të dalluar të këtij viti si për moshat madhore, ashtu edhe për gjeneratat e reja që janë shpresa e sportit të këtij qyteti.

Si sportistë të rinj që premtojnë shumë në të ardhmen u përzgjodhën: Rrezarta Alimi (KXH Polici), Shpejtim Bajku (KB Gollaku), Vigan Buza (KS Prishtina), Albinot Kozmaqi (KF Flamurtari), Albin Prapashtica(KF 2Korriku), Dardan Cena (KXH Polici).

Mirënjohje pranuan edhe Anton Cena si veteran i vitit; Fatos Dili si punëtori më i dalluar sportiv; Genc Nuza si gjyqtari më i dalluar; Besim Brahimi si trajneri më i dalluar dhe Federata e Sportit Shkollor për kontributin e dhënë ne zhvillimin e sportit shkollor . FC Prishtina u zgjedh si klubi i vitit kurse çmimi Post Mortum u nda për Shemsi Humollin dhe Hamdi Halimin.

dili

nuza

Sportistët e tjerë të dalluar për vitin 2017 janë:

1.Armend Dallku  FC Prishtina

dalllku

2.Blerta Shala        KFF Hajvalia

3.Nderim Saraçi    KSH Drejtësia

4.Donart Vitia        KK Ardhmëria

5.Granit Baraliu     KT Prishtina

granit

6.Zerina Shatri       KBF Prishtina

7.Dasar Xhambazi      KN Step

8.Florentina Prelvukaj    KHF Prishtina

9.Petrit Prekazi     KH Prishtina

petlla

10.Gazmore Mustafa   KVF Prishtina Volley

Bazuar në vlerësimet e komisionit, sportistja e vitit në Komunën e Prishtinës u zgjodh Donjeta Sadiku (KB Gollaku).

/Telegrafi/

donjeta sadiku1

telegrafi sport app