Komuna e Prishtinës po dështon të miratojë buxhetin për vitin 2025, asamblisti i LVV-së thotë se është përgjegjësi e partisë në pushtet t’i sigurojë numrat

Komuna e Prishtinës ka dështuar të miratojë buxhetin për vitin 2025, pasi në seancat që janë mbajtur deri tani nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për të votuar buxhetin. Buxheti i propozuar për vitin 2025 arrin vlerën prej 128 milionë eurosh.
Asamblisti i Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ka deklaruar për Telegrafin se partia e tij që në fillim ka paraqitur vërejtjet e veta për buxhetin. Sipas Sveçlës, vërejtjet lidhen me mungesën e transparencës në përpilimin e buxhetit, si dhe me përmbajtjen e tij.
“Lëvizja Vetëvendosje, qysh në draftin e parë të projekt-buxhetit komunal për vitin 2025 i ka paraqitur vërejtjet e veta, e të cilat kanë të bëjnë me mungesën e transparencës në përpilimin e buxhetit, përmbajtjen e të njëjtit, mungesën e projekteve kapitale që kanë qenë premtime zgjedhore të LDK-së dhe të Përparim Ramës si dhe në uljen e investimeve kapitale që planifikohet të bëhet me buxhetin e ri disa fushave jetike për qytetarët e Prishtinës, si shëndetësia, sporti, bujqësia, kultura”, është shprehur ai.

Ai theksoi se buxheti i propozuar nuk përmbush kërkesat e qytetarëve të Prishtinës.
“Pra, nuk bëhet fjalë për kërkesa tona personale apo partiake, por në vlerësimin tonë buxheti i propozuar nuk i shërben zhvillimit të qytetit, nuk i përmbush nevojat dhe kërkesat imediate të qytetarëve dhe nuk reflekton përparim e mirëqenie. Besojmë se ky draft-buxhet është përpiluar nga subjekti që qeverisë me Prishtinën për fushatë zgjedhore dhe është në funksion të agjendës zgjedhore të LDK-s2”, potencoi mes tjerash ai.
Më tej, Sveçla e cilësoi si përgjegjësi të partisë në pushtet sigurimin e numrave të nevojshëm për miratimin e buxhetit.
“Një afat ligjor ka qenë që buxheti të miratohet në shtator. Tashmë kjo nuk ka ndodhur. Në dy seanca ne nuk kemi marrë pjesë në votim, kurse në seancën e tretë nuk kanë ardhë vet ata që e kanë thirrë seancën, kryetari Rama dhe partia në pushtet, LDK, bashkë me partnerët e tyre, AAK dhe të tjerët. Është obligim i partisë në pushtet dhe ekzekutivit që t’i sigurojë numrat e nevojshëm që buxheti të kalojë. Deri tash kjo nuk ka ndodhur dhe përgjegjësia për të gjitha vonesat dhe dëmet, natyrshëm që bie mbi ata që qeverisin me Prishtinën”, nënvizoi ai.
Ndryshe, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mbrojtur përpilimin e buxhetit, duke e quajtur atë “super transparent”. Në fjalimin e tij në Kuvendin e Prishtinës, ai kishte theksuar se procesi ka qenë i gjatë dhe ka përfshirë kërkesat e qytetarëve, të cilat janë trajtuar nga drejtoritë përkatëse dhe janë përcjellë deri tek ai.
“Përpilimi i buxhetit super transparent, kemi marrë shumë kërkesa edhe nga qytetarët, por edhe përmes metodave të ndryshme. Përpilimi ka qenë i gjatë dhe transparent, ku kërkesat e qytetarëve shkojnë në drejtori përkatëse, dhe ata përpilojnë më pas kërkesat dhe i drejtojnë tek unë. Kërkesat kanë qenë në investime kapitale”, tha ai.
Lidhur me këtë çështje, Telegrafi ka dërguar disa pyetje edhe në Komunën e Prishtinës, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kryeqyteti kujton të pagjeturit, fiken dritat e objektit të Komunës së Prishtinës

Kryetari i Prishtinës thirrje për të respektuar rregullat: “Veç një minutë” bllokon trafikun dhe kushton 100 euro

Reshjet e shiut në Prishtinë, probleme në qarkullim te nënkalimi në afërsi të stacionit të autobusëve

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Pse investitorët amerikanë po ia mësyjnë drejt këtij fshati në Alpet Zvicerane?

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

"Mos e pranoni ofertën e Trumpit për 'kapitullim'" - është mesazhi i fundit i Gjermanisë për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm