LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 9° partlycloudy_night

Komuna e Prishtinës mohon se kryeqyteti i ka hapur rrugë privatizimit – shitjes së banesave komunale

Komuna e Prishtinës mohon se kryeqyteti i ka hapur rrugë privatizimit – shitjes së banesave komunale

Të martën Telegrafi ka publikuar një lajm me titull “Kryeqyteti i ka hapur rrugë privatizimit (shitjes) së banesave komunale”.

Artikulli është ndërtuar mbi bazën e vendimeve të komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës me 08 nëntor kishte publikuar një vendim në të cilën thuhej se “Miratohet ndryshimi dhe plotësimi i VENDIMIT Nr.14-020/04-148765/24, e datës 27.09.2023, për formimin e Komisionit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore.


Në pikën II të vendimit të lartcekur, thuhet se  “Vendimi Nr. 14-020/04-198271/23 i datës 27.09.2023 është ndryshuar dhe plotësuar”.

Pra sipas vendimit, është bërë zëvendësimi i një anëtari të komisionit.

Aty thuhet se anëtarja Bahitje Vllasaliu, e cila ishte përfaqësuese nga Drejtoria e Urbanizmit, është zëvendësuar me Jakup Dobratiqi, përfaqësues nga Drejtoria e Pronës dhe Kadastrit.

Megjithatë në vendimin në fjalë nuk ka asnjë paragraf apo sqarim se në cilin ligj është bazuar apo për cilat banesa bëhet fjalë.

Ndërkaq vendimi i ri është pjesë përbërëse e vendimit të mëparshëm që kishte ndodhur me 12.07.2022.

Hyrja në fuqi: Ky vendim hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit”, thuhet në këtë vendim të Përparim Ramës.

Ndërkaq, Komuna e Prishtinës përmes një reagimi, mohon se komuna po e bën një gjë të tillë.

“Vendimi i publikuar 14-020/04-148765/24 i dt.08.11.2024, nga portali ‘Telegrafi’ dhe ‘Demokracia’ përmes të cilit është bërë zëvendësimi i anëtarëve të komisionit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, bazohet në Ligjin nr. 04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, ku personat fizik sipas kushteve të këtij ligji, mund të blejnë banesën për të cilën ekziston e drejta banesore nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për banesat në pronësi shoqërore ose Komuna, për banesat e të cilave pronari është i panjohur, e të cilat gjenden në territorin e komunës përkatëse (për banesat të cilat kanë qenë të ndara nga organizatat shoqërore)”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, Komuna ka sqaruar se komision si dhe kompetencat e të njëjtit, nuk kanë fare të bëjnë me banesat komunale që gjenden në Bregun e Diellit, Fushën e Pajtimit dhe në Hajvali, siç pretendohet.

E Telegrafi nuk ka përmendur në askund se për çfarë banesa bëhet fjalë.

Sqarim:

Telegrafi në lajmin paraprak e ka larguar lajmin në fjalë, derisa të marrë përgjigje zyrtare nga Komuna e Prishtinës për vendimin në fjalë.

Në trend

Më shumë
Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Magazina
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Magazina
Kalo në kategori