Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë. Buxheti i vitit 2015 është planifikuar të jetë 355 mijë euro më i lartë se sa ai i vitit paraprak, rreth 1 milion e 30 mijë euro.
Ky vendim për bujqësinë dhe blegtorinë në Komunën e Prishtinës do të transferohet edhe gjatë viteve të ardhshme.
Sa i përket buxhetit të paraparë për subvencione dhe transfere, fokusi i Komunës së Prishtinës do të jetë kryesisht në bujqësi dhe blegtori. Për perimtari janë planifikuar që të ndahen subvencione në vlerë prej 150.000.00 euro, blegtoria do të subvencionohet në vlerë prej 187.000.00 euro, pemëtaria 80.000.00 euro, shpeztaria 70.000.00 euro dhe bletaria 50.000.00 euro. Gjithsej, janë planifikuar 537.000.00 euro projekte dhe subvencione.
“Përkrahja në lëmin e perimtarisë konsiston në përkrahjen e fermerëve me gjithsej 15 serra komerciale me sipërfaqe të përgjithshme prej 7500m2 ,me ç’rast secili fermer do jetë përfitues i një serre me sipërfaqe .prej 500m2. Përkrahja nga ana e Komunës së Prishtinës, sektori për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural, do tё jetë nё vlerë prej 7,000.00 euro, ndërkaq participimi i fermerëve do tё jetё 3,000.00 euro,me njё vlerё tё përgjithshme prej 10,000.00 euro”.
“Për mbjelljen e patateve do përkrahen fermerët të cilët mbjellin prej 1 deri në 5 hektarë, ku vlera e përgjithshme e përkrahjes do jetë 40.000,00 euro. Përkrahja në blegtori konsiston në përkrahjen fermerëve që kanë 3 deri në 10 krerë gjedhe qumështore, 20-150 krerë dele dhe 20-150 krerë dhi. Për këtë qëllim do ndahen gjithsej 300,000.00 euro. Po ashtu, për vaksinimin e vaksinimi e gjedheve dhe qenve, si dhe për mbarësimin artificial i gjedheve, planifikohet të ndahen gjithsej 37,000.00 euro. Fermerët do të përkrahen me fidanë të mjedrës, nё vlerë prej 80,000.00 euro. Fermat komerciale për prodhimin e vezëve që kanë kapacitete prodhuese prej 2000-7000 copë vezë, do të përkrahen nё vlerё prej 70,000.00 euro për sigurimin e ushqimit të koncentruar për pula vojse, nё vlerё 70,000.00 euro. Për ngritjen e kapaciteteve prodhuese të mjaltit për bletarët që kanë 10-30 shoqëri bletësh, do të përkrahen nё vlerë prej 50,000.00 euro”.
Sipas Komunës së Prishtinës, të gjithë të interesuarit se faza e aplikimit për përkrahje në lëmin e perimtarisë, pemëtarisë, blegtorisë, shpezëtarisë dhe bletarisë do të fillojë së shpejti, ndërsa përkrahja për limitë e të tjera do të bëhet më vonë, ndërsa për të gjitha këto informata do të njoftoheni me kohë.
I tërë ky investim bëhet me qëllimin që të ngrihen kapacitetet e bujqësisë dhe blegtorisë në Komunën e Prishtinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët