LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 12° partlycloudy_day

Komuna e Podujevës del me një sqarim rreth rregullores për transportin rrugor

Komuna e Podujevës del me një sqarim rreth rregullores për transportin rrugor

Komuna e Podujevës ka bërë një sqarim rreth transportit të udhëtarëve.

Në sqarim thuhet se ashtu siç është e paraparë edhe me Rregulloren për Transportin Rrugor në territorin e Komunës së Podujevës, të gjithë transportuesit e udhëtarëve nisjen dhe kthimin duhet ta bëjnë nga Stacioni i Autobusëve. Por, kjo nuk nënkupton që transportuesit nuk do t’i marrin udhëtarët edhe më tutje në pikat e caktuara në qytet bazuar në itinerarin që kanë.

“Pra, transportuesve nuk do t’u ndalohen vijat qarkulluese në qytet, ku deri tash i kanë marrë dhe i kanë kthyer udhëtarët, por u ndalohet vendparkimi në hapësira publike që i kanë shfrytëzuar derisa u ka ardhur koha e nisjes. Nga e hëna (31 mars) të gjithë transportuesit e udhëtarëve duhet të qëndrojnë në Stacionin e Autobusëve dhe nisjen dhe kthimin duhet ta bëjnë nga aty”, thuhet në njoftim.


Tutje, thuhet se secili që nuk i përmbahet këtij njoftimi do të ndërmerren masa ndëshkimore nga inspektorët dhe organet tjera kompetente./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Imazhet satelitore para dhe pas tërmetit në Mianmar

Imazhet satelitore para dhe pas tërmetit në Mianmar

Azia
‘Fluturon, fluturon’ Bugatti - austriakut ia konfiskon policia veturën për ngasje të ‘egër’ në qendër të Vjenës

‘Fluturon, fluturon’ Bugatti - austriakut ia konfiskon policia veturën për ngasje të ‘egër’ në qendër të Vjenës

Fun

"Mos u zhvesh më ashtu” - Përplasje mes Rozanës dhe Gjestit pas spektaklit, banorja: Një fëmijë si ti nuk do ta doja kurrë

Magazina
​Kremtohet Fitër Bajrami në Shqipëri, mijëra besimtarë falen në sheshin

​Kremtohet Fitër Bajrami në Shqipëri, mijëra besimtarë falen në sheshin "Skënderbej"

Lajme
Kalo në kategori