Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës ka shpallur thirrje për organizatat joqeveritare që veprojnë në fushën e kulturës dhe kanë selinë në Pejë, për të aplikuar me projekt-propozime për organizimin e edicionit të radhës të “Festivalit të Letrësisë Azem Shkreli”.

Qëllimi i kësaj thirrjeje është promovimi i vlerave kulturore të qytetit si dhe inkurajimi i të rinjve për t’u angazhuar në krijimtari letrare.


Aplikimi bëhet përmes sporteleve të Komunës së Pejës, ndërsa afati i fundit për dorëzim të aplikacioneve është data 15 maj 2025.

Ky festival, që mban emrin e njërës prej figurave më të njohura të letërsisë shqiptare, synon të shndërrohet në një ngjarje të rëndësishme kulturore për qytetin dhe rajonin./Telegrafi/