Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtoreshën e DSHMS-së, Brikenda Pllana Mehani, dhe Drejtorin e QKMF-së, Haki Jashari, pritën në një takim përfaqësuesit e Kompanisë “Medika”,  Arbër Merovci dhe  Ardian Ukelli.

Në këtë takim nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Obiliqit dhe Kompanisë “Medika”, përmes të cilit Komuna do të pranojë si donacion një mamograf digjital.


"Ky donacion ka një rëndësi të veçantë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, me fokus në parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit tek gratë e komunës sonë.
Kryetari Gashi falënderoi kompaninë “Medika” për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar për shëndetin e qytetarëve tanë", thuhet në njoftimin e komunës së Obiliqit. /Telegrafi/