Komuna e Obiliqi, ka njoftuar se është e gatshme për fillimin e vitit shkollor 2020/21.

Siç bëjnë të ditur, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, sot, është realizuar procesi i dezinfektimit të Institucionit Parashkollor “Rrita Jonë”.


Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë pajisur shkollat e komunës së Obiliqit me paisje adekuate (dezinfektues për duar,maska, termometra), duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së, meqë rast të gjitha objektet shkollore janë të gatshme për fillimin e procesit mësimor me 1 Shtator 2020.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka theksuar se furnizimi me paisje antiCovid-19 dhe procesi i dezinfektimit do të zhvillohet në vazhdimësi sepse siç është shprehur ai: “ne jemi të përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve tanë“.

118239792 1685289444970839 1103343825326620089 n

118126987 3222580401188568 60111009249712144 n

118543597 775222119974279 6067605144341471305 n

118271060 993503657789212 5737477445801265705 n