Komuna e Gjilanit, Kamenicës dhe ajo e Vitisë funksionalizojnë faqet e reja zyrtare për qytetarët
Komuna e Gjilanit, Kamenicës dhe ajo e Vitisë kanë njoftuar se tashmë kanë funksionalizuar faqet e reja zyrtare, ku qytetarët do të kenë qasje shumë më të lehtë në shërbimet e tyre.
Komuna e Gjilanit njofton se janë bartur të gjitha të dhënat nga faqja e vjetër në atë të rejën.
“Ueb faqja është funksionale, ku dhe ofrohen për qytetarët të gjitha informatat e të rëndësishme në kuadër të Komunës së Gjilanit: si lajme, njoftime, vendime dhe dokumente të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e komunës.
“Nëse dëshironi të informoheni për konkurse, lajme, dokumente të rëndësishme si rregullore, vendime të Kryetarit dhe Kuvendit Komunal dhe shërbime të tjera, atëherë klikoni ueb-faqen https://kamenice.rks-gov.net/”, thuhet në njoftim.
Edhe Komuna e Vitisë njofton se të gjitha informacionet dhe njoftimet mund të gjenden në faqen e re.






























