Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesin e organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, për ndërtimin e 20 shtëpive për familjet pa kulm mbi kokë.
Sipas një njoftimi, me anë të kësaj marrëveshje, Komuna e Gjilanit participon me 5 mijë euro për secilën shtëpi që do të ndërtohet.
“Kjo është një formë e re me partnerë të vjetër sepse kemi bashkëpunuar edhe më herët me “Jetimat e Ballkanit”, të cilët i falënderoj për vendosjen dhe strehimin e dy familjeve brenda një periudhe shumë të shkurtër, ndërsa me partneritetin për ndërtimin e 20 shtëpive ne po shkojmë drejt mbylljes së rasteve pa kulm mbi kokë. Deri tani rreth 100 familjeve u është bërë zgjidhja. Ju faleminderit juve dhe të gjithë njerëzve solidar për mbështetje ndaj të njerëzve që të bëhen të barabartë në shoqëri, sikur qysh jemi para Zotit”, ka thënë pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ndërkaq, në emër të “Jetimave të Ballkanit”, Halil Kastrati, e ka falënderuar kryetarin e Gjilanit për gatishmërinë që t’u gjinden njerëzve pa kulm mbi kokë.
“Më erdhi shumë mirë që e dëgjova nga ju se jeni në përfundim të listës së familjeve që kanë nevojë për strehim. Ky është edhe qëllimi ynë i vetëm dhe e lus Zotin që të na e mundësoj që t’i bëhet zgjidhje edhe personit të fundit që ka nevojë. U jam shumë mirënjohës që e kemi pasur derën e hapur tek ju. Organizata jonë, brenda tre vjetësh, 15 familje i ka strehuar në Gjilan, qoftë në shtëpi apo banesa. Nuk do të jenë vetëm 20 familjeve, por do të përfitojnë edhe dy-tre familje të tjera dhe ne krejtësisht e marrim barrën e strehimit”, ka thënë Kastrati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë