LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjakovës krijon vende të reja pune

Komuna e Gjakovës krijon vende të reja pune

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka nënshkruar sot kontratën për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale “Butsina e Begut”, kompanisë së udhëhequr nga Genc Meraku, “Bio Bahçe/Zero Pozitiv”.

Përmes llogarisë së saj në Facebook, Kusari-Lila ka bërë të ditur se kjo kompani do të investojë 2.3 milionë euro në sektorin e perimtarisë, blegtorisë, pemëtarisë, ku do të punësohen 34 persona.


Kusari-Lila u shpreh se “ky është fillimi i konkretizimit të projekteve që nxisin zhvillimin ekonomik”. Sipas saj, në muajt në vazhdim pritet të konkretizohen edhe projektet tjera me investitorët që kanë treguar gatishmërinë për të investuar në Gjakovë. /Telegrafi/