LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjakovës hedh poshtë akuzat e Alternativës për dhënien e lejeve të ndërtimit zyrtarëve të AAK-së

Komuna e Gjakovës hedh poshtë akuzat e Alternativës për dhënien e lejeve të ndërtimit zyrtarëve të AAK-së

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj.

Lidhur me këtë ka reaguar komuna e Gjakovës, duke hedhur poshtë akuzat e Alternativës, që thotë se komuna iu ka dhënë “bakshish” leje ndërtimi zyrtarëve të lartë të AAK-së, parti kjo që udhëheq në këtë komunë.


Në një njoftim thuhet se, “nisur nga pretendimet e cekura nga grupi të asamblistëve të subjektit “Alternativa Kosova e Re”, të adresuara drejt Komunës së Gjakovës, gjatë konferencës për shtyp, për hir të së vërtetës, dhe me qëllim të informimit të drejtë, të qytetarëve të saj, Komuna e Gjakovës, lëshon këtë komunikatë”.

“Sa i përket rastit të parë të cekur nga ky subjekt, përkatësisht rastin e familjes Bakija, ju njoftojmë se, nga qeverisja e kaluar, përkatësisht me iniciativën e ish-kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka filluar procedura e trajtimit respektivisht, shikimi i mënyrës së realizimit të rrethrrotullimit, së bashku me realizmin hapjes së rrugës ‘Bujar Roka’”.

Më tej thuhet se meqenëse për realizimin e interesit të përgjithshëm është diskutuar gjerë e gjatë se si të arrihet një kompromis me pronarët e parcelave të cilat përfshihen në këtë projekt, me qëllim të arritjes së kompromisit, palët janë dakorduar që realizimi i tri objekteve të banimit kolektiv, të jetë pjesë e zgjidhjes finale-realizimit të projektit të rrethrrotullimit.

Komuna e Gjakovës shton se fillimisht është bërë ndryshimi i projektit ekzistues të rrethrrotullimit, dhe si pasojë e kësaj, është bërë zhvendosja e rrethrrotullimit (dislokimi i tij).

Në fazën e dytë është bërë trajtimi i kërkesave për kushte ndërtimore dhe leje ndërtimore nga pronarët e ngastrave të përfshira në këtë projekt, dhe dy nga të cilat janë trajtuar sipas aplikimit të vendosjes së shpalljeve publike- njoftimit, në rreze prej 50 metrave (nga qeverisja e kaluar).

Dhe kërkesa e tretë është trajtuar në mënyrë të njëjtë, sikurse rastet e mëparshme, pra sipas aplikimit të rrezes prej 50 metrave.

“Për rastin e dytë, përkatësisht objekti në rrugën “Yjet e Erenikut”, është në fazën finale të pajisjes me leje ndërtimore, kërkesë e cila është trajtuar sipas aplikimit të vendosjes së shpalljeve publike- njoftimit, në rreze prej 50 metrave, pasi që plani ekzistues i revidimit të rrugës ‘Anton Qeta’ nuk i ka trajtuar të gjitha ngastrat me gabaritet e saj”, thuhet në komunikatë.

Komuna e Gjokavës thekson se për rastin tjetër të potencuar të familjes Shala, ju informojmë se, i njëjti objekt posedon me leje ndërtimore, konform Planit Rregullues Urban të rrugës ”Dëshmorët e Lirisë” ndërsa për tejkalimet eventuale të bëra, gjatë realizimit të objektit, Inspektorët e ndërtimit, të Komunës së Gjakovës, konform legjislacionit në fuqi kanë ndërmarrë masat paraprake, dhe për të njëjtin objekt është lëshuar vendim, për rrënimin e pjesës së realizuar në kundërshtim me lejen ndërtimore të dhënë.

“Për rastin tjetër, përkatësisht objektit i “Ylli Pashtrikut”, ju informojmë se, i njëjti objekt posedon me leje ndërtimore, në përputhshmëri me Planin Rregullues – Kompleksi Urban “Gjakova 2005”, po ashtu ju informojmë se e njëjta leje ndërtimore, është trajtuar dhe lëshuar në kohën e qeverisjes së kaluar”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori