Kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, është i ftuari i radhës në serinë e emisioneve “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës.
Berisha në vitin 2017 në “Debat Pernime” kishte premtuar se katër drejtori të kësaj Komune do të udhëhiqeshin nga gratë.
“Do t’i bëj katër drejtoresha gra”, kishte thënë ai.
Por aktualisht nga 11 drejtori sa ka Komuna e Fushë-Kosovës, vetëm një udhëheqet nga një grua.
Mandati i kryetarit është filluar me 3 drejtoresha gra. Mimoza Kolshi, drejtoresh e shëndetësisë e cila pas pushimit të lindjes nuk është kthyer në vendin e punës dhe është zëvendësuar me Jakup Dumani drejtor burrë. Drejtoresha e Administratës, Nurije Fazliu ditë më parë ka dhënë dorëheqjen nga kjo pozitë, pasi që e njejta ka kaluar në një punë tjetër, edhe kjo është zëvendësuar me Afrim Krasniqi drejtor burrë. Ndërkaq, Nurije Avdiu drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport është e vetmja grua që udhëheq me drejtori.
Në lidhje me këtë, Burim Berisha,përballë Jeta Xharrës ka thënë se e pranon publikisht që nuk ka mundur ta realizojë premtimin.
“Dy gra kanë qenë edhe njëra para një jave dite ka kalu në shërbim civil, vetë është tërheq. Tash me një, i bëj edhe një a dy. Unë e pranoj publikisht që nuk kam mujt me i bo”, ka thënë i pari i Fushë Kosovës./kallxo.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi