LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 21° cloudy

Komuna dhe “Ekoregjioni” lidhin dy kontrata për menaxhimin e mbeturinave dhe të tualeteve publike

Komuna dhe “Ekoregjioni” lidhin dy kontrata për menaxhimin e mbeturinave dhe të tualeteve publike

Drejtuesit e Komunës së Prizrenit dhe të KRM “Ekoregjioni”, të enjten, kanë nënshkruar dy kontrata. E para ka të bëjë me menaxhimin e mbeturinave. Ndërsa e dyta me menaxhimin e objektit të tualeteve publike.

“Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot dy kontrata me KRM “Ekoregjioni” SH.A., atë për menaxhimin, grumbullimin, transportin dhe deponimin e mbeturinave në Komunën e Prizrenit, si dhe kontratën për menaxhimin e objektit të tualeteve publike në Komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit, raporton Telegrafi.

Në emër të KRM “Ekoregjioni” marrëveshjet janë nënshkruar në kryeshefi ekzekutiv, Burim Shala.


“Me këto marrëveshje qytetarëve u mundësohet mjedis i pastër dhe kushte më të mira higjienike”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Kontrata për menaxhimin, grumbullimin, transportin dhe deponimin e mbeturinave është vazhdimësi e bashkëpunimit të kahershëm mes Komunës dhe “Ekoregjionit”.

Ndërkaq kontrata për menaxhimin e objektit të tualeteve publike në Komunën e Prizrenit është nismë e re, pasi që ndërtimi i tij ka nisur vitin e shkuar, në hapësirën përballë administratës komunale, si rrjedhojë e aktiviteteve për implementimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Komunën e Prizrenit, që mbështetet nga USAID, raporton Telegrafi.

Kontrata Sociale ka për qëllim ka ndërtimin e praktikave të qëndrueshme të pjesëmarrjes publike dhe forcimin e partneritetit ndërmjet qeverisjes lokale dhe grupeve të qytetarëve, në funksion të përmirësimit të kualitetit të jetës së banorëve të Komunës së Prizrenit.

Ndërtimi i tualeteve publike dhe rifunksionalizimi i Qendrës Rinore në lagjen “Ortakoll” kanë qenë projekte që janë përzgjedhur për realizim nga grupet e qytetarëve, ndërkohë që janë financuar nga USAID dhe Komuna e Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Magazina
Inspektorati i trashëgimisë kulturore ndalon punimet në sheshin

Inspektorati i trashëgimisë kulturore ndalon punimet në sheshin "Xhorxh Bush" në Prishtinë

Rajoni i Prishtinës
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Kalo në kategori