LAJMI I FUNDIT:

Komuna Aerodrom përfshihet në fushatën ”Një kapak – Një shpresë”

Komuna Aerodrom përfshihet në fushatën ”Një kapak – Një shpresë”

Komuna Aerodrom e bashkisë së Shkupit do të përfshihet në aksionin humanitar ekologjik për mbledhjen e kapakëve plastik ”Një kapak – Një shpresë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kapakët e mbledhur do të dërgohen në Turqi, ku do të riciklohen. Nga 250 kilogram kapakë mund të prodhohet një karrocë për persona me nevoja të veçanta.


Komuna ubën thirrje qytetarëve që të përfshihen në këtë aksion humanitar. Aksionin në fjalë e ka filluar Asociacioni studentor medicinal i Maqedonisë./Telegrafi/