Të mërkurën mbrëma janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Në Santiago Bernabeu, Real Madridi e mposhti Liverpoolin me rezultat 1-0, derisa në Stadio Diego Armando Maradona, Napoli ishte më bindës (3-0) ndaj Eintracht Frankfurtit.

Duke i llogaritur takimet e para, Los Blancos vazhduan në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 6-2, kurse Partenopei u kualifikua për herë të parë në histori në këtë fazë me rezultat të përgjithshëm prej 5-0.

Në këtë mënyrë, Reali dhe Napoli e kanë kompletuar listën prej tetë ekipeve që do ta presin shortin e të premtes (17 mars) për kundërshtarët e mëtutjeshëm.

cerekf (Foto: Twitter/TNT Sports)


Lista e plotë e çerekfinalistëve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2022/2023:

Bayern Munich

Benfica

Chelsea

Manchester City

Inter

Milan

Napoli

Real Madrid


/Telegrafi/

telegrafi sport app