LAJMI I FUNDIT:

Kompleksi “Garden Buildings” nga Pozhegu Brothers tani me pranim teknik për objektet L9 dhe L10

Kompleksi “Garden Buildings” nga Pozhegu Brothers tani me pranim teknik për objektet L9 dhe L10

Pozhegu Brothers, ndër kompanitë më të njohura të ndërtimit në Kosovë, ka arritur një tjetër sukses në fushën e ndërtimit me marrjen e pranimit teknik për dy objektet L9 dhe L10, në kompleksin rezidencial “Garden Buildings”.  

Ky pranim është një moment kyç që vërteton se të gjitha punimet në këto objekte janë kryer me përpikëri dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë dhe ndërtimit. 

Pranimi teknik është një procedurë thelbësore në procesin e ndërtimit që siguron se çdo aspekt i projektit është inspektuar dhe i përshtatshëm për përdorim.  

Ky dokument ka një rëndësi të madhe sepse konfirmon se ndërtesat janë të gatshme dhe të përshtatshme për të mirëpritur banorët e tyre të ardhshëm pa asnjë pengesë. 

Investimi juaj është më i sigurt me Pozhegu Brothers, një kompani që jo vetëm ndërton sipas standardeve më të larta, por gjithashtu shënon kohe rekord për të marrë pranimin teknik dhe fletën poseduese. 

Ky angazhim ndaj përgjegjësisë dhe përmbushjes së afateve garanton që blerësit të marrin shtëpitë e tyre jo vetëm në përputhje me planifikimin, por edhe në kohën e duhur. 

Në “Garden Buildings”, Pozhegu Brothers ka krijuar më shumë se vetëm një kompleks; kompania ka ndërtuar një stil jetese. Me vendndodhjen e përsosur – afër qendrës dhe të rrethuar nga gjelbërimi – si dhe një dizajn që pasqyron harmoninë me natyrën, kompleksi ofron një përvojë banimi të paparë. 

Pozhegu Brothers e di se ndërtimi i një shtëpie nuk përfundon me vendosjen e tullave dhe lyerjen e mureve. Është për këtë arsye që çdo hap i procesit ndiqet me kujdes të veçantë, nga fillimi deri në marrjen e pranimit teknik, për të garantuar që secili detaj është i përshtatshëm dhe i qëndrueshëm – dhe tani, me objektet L9 dhe L10, Pozhegu Brothers e dëshmon sërish këtë angazhim. 

Klientët që janë të interesuar të bëhen pjesë e këtij komuniteti të veçantë janë të mirëpritur të kontaktojnë Pozhegu Brothers për të mësuar më shumë rreth ofertave në “Garden Buildings”. 

Për më shumë informacione kontaktoni:   

Facebook: Pozhegu Brothers    

Nr.tel: 045 543 222    

E-mail: sales@pozhegubrothers.com