LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë e teknologjisë që vlejnë tre trilionë dollarë

Kompanitë e teknologjisë që vlejnë tre trilionë dollarë

Lojtarët kryesorë të teknologjisë kaluan javën e kaluar vlerën e tre trilion dollarëve, shkruan Google Finance.

Bëhet fjalë për pesë kompanitë më të fuqishme të teknologjisë që njihen ndryshe edhe si “Big 5”. Aktualisht këto kompani janë në një zgjerim të paprecedent.


Sipas të dhënave, pesëshja e madhe janë: Apple, Alphabet, Amazon, Facebook dhe Microsoft.

Yahoo Finance tregon pothuajse të njëjtën gjë, për vlerën e 3.002 trilionë. Por, si arritën këtu?

Në 52 javët e fundit Apple u rrit me 56.63 për qind, Amazon 44.61 për qind, Facebook 44.55 për qind, Microsoft 39.54 për qind dhe Alphabet 33.45 për qind.

Ky moment i shënuar vjen kur industria e teknologjisë përjetoi një tension. Pavarësisht largimeve nga puna, ndalimeve të operacioneve dhe daljeve publike, çmimet e aksioneve vijonin të rriteshin tek këto gjigantë, shkruan PCworld.al

Është gara e secili prej tyre për të kontrolluar jetët digjitale të njerëzve e cila ka rritur vlerën e “Big 5” në mënyrë të paparë më parë.