Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi njofton se nga data 23 maj kanë filluar nisjet e përditshme me autobus nga Prishtina drejt dy prej destinacioneve më të kërkuara verore në Shqipëri: Shëngjin dhe Velipojë. Në përpjekje për t'iu përgjigjur kërkesave të shumta të turistëve, Shpejtimi ka organizuar nisje të rregullta ditore nga Prishtina. Autobuset nisen çdo ditë të javës, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë bregdetin e mrekullueshëm të Shqipërisë me çmime të arsyeshme.
Kujtojmë se nisjet e para janë kryer më 10 dhe 11 maj 2024, me kthimet e përcaktuara për më 12 dhe 19 maj. Autobuset nisen nga Prishtina në orën 05:00 dhe kalojnë nëpër stacionet kryesore si Fushë Kosovë, Therandë dhe Prizren, për të mbërritur në destinacionet finale në Velipojë dhe Shëngjin. Kthimet janë të organizuara në orën 16:00 nga Velipojë dhe në orën 17:00 nga Shëngjin.
Në lidhje me akomodimin, Shpejtimi ka siguruar bashkëpunim me disa prej hoteleve më të njohura në zonë, duke ofruar një gamë të gjerë opsionesh si Rafaelo Comfort, Rafaelo Executive, Rafaelo Deluxe & SPA, Tanushaj, Twin Towers dhe Frojd 1 & 2 me çmime fantastike, duke përfshirë edhe mëngjesin.Pakot mund ti gjeni këtu.

































