Çka ka filluar ne Silicon Valley, po vazhdon tash në Prishtinë! Kjo do të thotë që në kompani të teknologjisë nuk punësohen më praktikantët si “fuqi e lirë punëtore”, por si strategji rekrutimi.
Të punësosh një praktikant është në fakt sikur ta intervistosh dikë për një kohë tepër të gjatë dhe në mënyrë të detajuar duke pasur kujdes që të mos punësosh njeriun e gabuar. Për më tepër, faza tranzitore (puna praktike) ka rëndësi thelbësore për çdo zhvillues softuerik të ardhshëm!
Thënë shkurt, në periudhë afatgjate, praktikantët kontribuojnë në rritjen e një kompanie të fushës së teknologjisë, por është në dorën e kompanisë që ti vlerësojë siç duhet ata që nga dita e parë.
Celonis ende nuk është në nivelin e Google, por duke i pasur parasysh parimet e lartcekura, programi Path to Excellence është nivel i ri në Kosovë në kuptimin e plan programit, kualitetit të mentorshipit, kompensimit dhe benefiteve.
Në muajin Shkurt të këtij viti, grupi i pestë me radhë i përbërë nga 13 studentë tejet të talentuar dhe ambicioz kanë përfunduar me shumë sukses programin “Path to Excellence.” Gjatë kësaj kohe ata janë pajisur me njohuritë dhe përvojën për të vazhduar tutje si Junior Software Engineers në Celonis. Deri më tani, gati 100% e alumnit të “Path to Excellence” vijojnë si punëtorë të rregullt në kompaninë Celonis ku janë të përfshirë në zhvillimin e platformës kryesore e cila përdoret nga kompanitë më të mëdha në botë si BMW, Adidas, Uber, T-Mobile, etj. Vetëm për këtë vit, Celonis planifikon që në nivel global, t’i punësojë 300 zhvillues softuerik, dhe me shumë dëshirë një numër të madh prej tye edhe në Prishtinë.
Për gjithë studentët dhe të sapodiplomuarit në Shkencat Kompjuterike dhe profilet përkatëse të cilët dëshirojnë që t’i avancojnë njohuritë e tyre në programim dhe zhvillohen më tutje në karrierë në njërin nga profesionet më të paguara në treg, Celonis zyra në Prishtinë është duke ofruar këtë mundësi përmes programit “Path to Excellence”.
Taulant Abazi, Drejtor për zyrën e Celonis në Prishtinë shprehet i fascinuar nga numri i madh i të interesuarve për aplikim në programin “Path to Excellence” ku për dy javë deri më tash kanë aplikuar më shumë se 300 kandidatë.
“Path to Excellence” është program për internship me pagesë, me kohëzgjatje katër mujore dhe orar të plotë që ofron mundësi aftësimi në teknologjitë e zhvillimit të softuerit të cilat përdoren edhe në Celonis. Ky program është i përpiluar dhe i mentoruar nga personat kompetent në kompani të cilët gjatë tërë kohës monitorojnë dhe udhëzojnë kandidatët. “Path to Excellence” është i përshtatshëm për profilin e Software Engineer dhe përmban modulet: Programming Fundamentals, UI Development, Backend Programming, Frontend Programming, Software Engineering dhe Teamwork.
Përzgjedhja e kandidatëve për “Path to Excellence” bëhet përmes testit pranues i cili ka për qëllim vlerësimin e njohurive nga fusha e programimit me theks të veçantë në Java, algoritme, strukturë të të dhënave dhe OOP.
Për të aplikuar si dhe më shumë informata rreth programit “Path to Excellence”, klikoni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës