LAJMI I FUNDIT:

Kompania Aptera lanson një video të automjetit Sol

Kompania Aptera lanson një video të automjetit Sol

Aptera Sol sapo ka dalë zyrtarisht në skenë në një video të re i shpërndarë nga kompania startup për automjetet elektrike.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Sol është automjeti më i fundit i zhvillimit Alpha nga Aptera para se të kalojnë në ndërtimet Beta, dhe videoja tregon disa nga funksionalitetet që duhet të shkojnë së bashku me stilin e saj unik.


Automjeti Sol e mori këtë emër nga fjala diell në gjuhën spanjolle, dhe tregon se sa prej këtyre automjeteve do të karikohen në këtë formë.

Aptera i referohet makinave si automjete që “nuk karikohen kurrë”.

Me bateri të mëdha sa 100 kilovat orë – modelet lansuese do të kenë një paketë prej 40 kilovat orë, që thuhet se është e mirë për 400 milje të shtrirjes – dhe aftësinë për të shtuar deri në 40 milje në ditë nga panelet diellore në kapakun e veturës, në çati, dhe në pjesën e pasme të automjetit me tre rrota, bëhet e mundur që disa të mos kenë kurrë nevojë të përdorin portën e karikimit në makinë. /Telegrafi/