LAJMI I FUNDIT:

Komiteti i Helsinkit dënon përjashtimin e publikut nga seanca për rastin e “27 prillit”

Komiteti i Helsinkit dënon përjashtimin e publikut nga seanca për rastin e “27 prillit”

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë e konsideron për vendimin të paligjshëm të trupit gjykues të Gjykatës Penale për të përjashtuar publikun nga seanca e sotme për rastin “27 prill”, për të cilën, siç thonë ata, shkelin të drejtën për gjykim të drejtë dhe parimin e publicitetit të procedurës si një komponent i pashmangshëm i kësaj të drejte dhe si garanci për sjelljen e drejtë dhe të ligjshme të gjykatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komiteti i Helsinkit sugjeron se në të ardhmen publiku duhet të përjashtohet vetëm kur të plotësohen kushtet e përcaktuara shprehimisht në nenin 354 të procedurës për vepër penale dhe në çdo asnjë rast tjetër.

Në seancën e sotme për rastin e “27 prill”, e cila mbahet në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ndërsa në seancë është dashur të pyetet dëshmitari i mbrojtur i PSP-së, këshilli i gjykatës mori vendim që ta përjashton publikun, me kërkesë të PSP-së, duke thënë vetëm se ajo është e bazuar te neni 354 pa specifikuar saktësisht arsyet për përjashtimin e publikut nga arsyet e përcaktuara në këtë nen.


“Megjithatë, Këshilli Gjyqësor, duke iu referuar nenit 355, paragrafi 2 nga proceduara për vepër penale, lejoi vëzhguesit e Misionit të OSBE-së dhe Ambasadës Amerikane në Shkup të qëndrojnë, me arsyetimin se kishin protokolle adekuate të konfidencialitetit”, thuhet në deklaratën e Komitetit të Helsinkit.

Një vendim i tillë i këshillit gjyqësor për këtë rast gjyqësor, siç thuhet në njoftim, shkel parimin e publicitetit të procedurës, i cili është një nga parimet themelore për garantimin e të drejtës për gjykim të drejtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Kalo në kategori