LAJMI I FUNDIT:

Komisioni shtetëror zgjedhor nuk ka kompetenca për shtyrje të afateve

Komisioni shtetëror zgjedhor nuk ka kompetenca për shtyrje të afateve

KShZ është e zhgënjyer me numrin e ulët të personave të paraqitur për të vërtetuar të drejtën e tyre të votës dhe sipas nënkryetarit Rexhep Prekopuca, duhet të bëhet prolongim i afatit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mirëpo ai thotë se kjo nuk është në kompetencë të KShZ por të Kuvendit të Maqedonisë. Prekopuca për Alsat M thotë se ky institucion, ka bërë gjithçka për të motivuar 39 mijë votuesit e dyshimtë të paraqiten.


“Unë personalisht por edhe anëtarët tjerë të KSHZ-së janë të zhgënjyer nga numri i vogël i qytetarëve të paraqitur sepse ne kemi pritur që më shumë të paraqiten mirëpo shkakun se pse nuk janë paraqitur nuk mund ta kuptojmë se ne kemi bërë ç’mos që t’ua lehtësojmë paraqitjen. KShZ për fat të keq nuk mund të bëjë asgjë tjetër, do të ishte mirë që afati të prolongohet mirëpo prolongimin e afatit mund ta bëjë vetëm kuvendi me ndryshime në Kodin Zgjedhor sepse afati është përcaktuar me ligj”, ka deklaruar Rexhep Prekopuca, nënkryetari i KShZ.

Ekspertja Margarita Caca Nikollovska thotë se qytetarët e Maqedonisë me dokumente të vlefshme identifikimi do të kenë mundësi që edhe pas datës 19 gusht, të kërkojnë të drejtën e tyre për të qenë në listën e zgjedhësve, ashtu siç kanë pasur gjithmonë. Sipas saj, në këtë fazë që ndodhet procesi, nuk mund të hapet pyetja e kushtetutshmërisë së tij.

“Shteti nuk e sqaroi pyetjen se pse e zgjodhi pikërisht këtë mënyrë që dikush të paraqitet kur tashmë është në listën e zgjedhësve. Megjithatë kjo nuk do të thotë se shteti tani në këtë moment e pamundëson votën. E para sepse votuesit akoma kanë të drejtë që edhe pas 19 gushtit përsëri të paraqiten dhe të evidentohen në listën e zgjedhësve. Tani për tani, kushtetutshmëria e kësaj çështje akoma nuk është vendosur në pikëpyetje”, ka thënë Nikolovska.

Deri sot në KShZ janë paraqitur 6984 kurse rreth 32 mijë të tjerë mbeten të dyshimtë dhe nesër është afati i fundit për t’u paraqitur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori