Komisioni për Buxhet rekomandon shkarkimin e bordit të RTK-së
Me shumicë votash Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka rekomanduar inicimin e procedurave për shkarkimin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Kryesuesi i komisionit, Armend Muja tha se me shumicë votash i rekomandohet Komisionit për Media inicimin e procedurave për shkarkimin e bordit të RTK-së.
Bordi i RTK-së është i përbërë nga Sali Bashota si kryetar, Agron Gashi - anëtar, Lirim Geci - anëtar, Fadil Miftari - anëtar, Ilir Bytyçi - anëtar, Bajram Mjeku - anëtar, Petrit Musolli - anëtar dhe Albinot Maloku - anëtar.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Tranafere me shumicë votash ka hedhur poshtë duke mos e miratuar raportin financiar vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, transmeton Kallxo.com.
Kryesuesi i komisionit, Armend Muja ka thënë se është shqetësuese mos bashkëpunimi i bordit të RTK-së me komisionin.
“Mosbashkëpunimi i bordit është shumë shqetësues për mua si dhe nuk ka pasur asgjë të re në këtë raport. Shqetësim tjetër për mua nuk ka logjikë, që bordi i vjetër të zgjedh probleme të reja”, ka thënë
Me shumicë votash ky propozim ka kaluar dhe është rekomanduar shkarkimi i tij.






























