Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për tregtinë e jashtme të mallrave tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.3 për qind në muajin mars 2023 në raport me muajin njëjtë të vitit 2022.
Shprehur në shifra, deficiti tregtar kishte vlerë prej 426.8 milionë euro krahasuar me deficitin prej 405.3 milionë euro në vitin 2022.
Eksporti mbulon importin me 16.1 për qind.
Importi i mallrave që kapi vlera qindra milionëshe e mbajti larg eksportin e Kosovës.
“Eksporti i mallrave në muajin mars 2023 kishte vlerën 81.7 milion Euro, ndërsa importi 508.5 milion Euro, që është një rënie prej (-7.7%) për eksport, si dhe një rritje prej 3.0% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022” – thuhet në komunikatën e ASK-së.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 23.6 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15.8 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, 14.4 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 8.9 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 7.1 për qind e përbëjnë produktet minerale, 3.8 për qind e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tekstilit, etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.3 për qind e përbëjnë produktet minerale, 12.3 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 10.7 për qind metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 10.7 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 9.3 për qind mjetet e transportit, 8.7 për qind produktet e industrisë kimike, 6.3 për qind plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.
Gjermania – partneri i parë për eksportin e Kosovës me BE-në
Eksportet e Kosovës në 27 vendet e vendet e Bashkimit Europianë (BE) arritën në 28 milionë euro, ose rreth 34.3 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 11 për qind.
Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania 9.2 për qind, Italia 4.3 për qind, Holanda 3.1 për qind, etj.
Në anën tjetë, importet janë për shumë herë më të larta nga vendet e BE-së.
“Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 228.1 milion euro, ose 44.9% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11.1%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.3%), Greqia (6.3%), Italia (6.1%), etj.” – thuhet në komunikatën e ASK-së.
Shqipëria dhe Serbia në garë për eksport/import me Kosovën
Në muajin mars 2023, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 32 milionë euro, ose 39.2 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 6.3 për qind.
Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Maqedonia e Veriut me 14.6 për qind, Shqipëria 11 për qind, Serbia 6.3 për qind, dhe Mali i Zi 5.8 për qind.
Serbia partneri i parë për importin e mallrave të Kosovës
“Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së, në muajin mars 2023, arritën në 92.5 milion Euro, ose 18.2% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-0.7%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (5.8%), Shqipëria (5.5%), dhe Maqedonia e Veriut (5.0%).” – thotë ASK.
Kosova eksporte të mallrave pati edhe me vendet e tjera të botës, ku vlera e tyre arriti në 21.6 milionë euro, ose 26.5 për qind.
Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA me 12.2 për qind, dhe Zvicra 7.7 për qind.
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 187.8 milion euro, ose 36.9 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia 14.3 për qind, dhe Kina 8.4 për qind.
Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin e raportit mbi rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin mars 2023. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i inputeve në bujqësi më i ulët në 2024 se sa në 2023

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit