LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian e përgatit kornizën negociuese për Shkupin dhe Tiranën

Komisioni Evropian e përgatit kornizën negociuese për Shkupin dhe Tiranën

Komisioni Evropian tashmë po punon për përgatitjen e kornizës për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi liderët e BE-së i dhanë dritë të gjelbër muajin e kaluar.

Informacionin për AIM e konfirmoi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Komisioni tani është duke përgatitur propozimet për kornizat e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat do t’i pasqyrojnë parimet në të cilat bazohen negociatat. Komisioni planifikon t’i prezantojë së bashku me raportet për zgjerimin”, deklaroi Pisonero.

Për shkak të krizës së koronavirusit ende është e pasigurt kur do të publikohen këto raporte, megjithëse pritet të jenë këtë pranverë.

Data e Konferencës së parë ndërqeveritare, me të cilën shënohet hapja e kapitullit të parë të negociatave, duhet ta dakordojnë vendet anëtare të BE-së pasi ta miratojnë kornizën negociuese.

Qëndrimi i Komisionit Evropian është se kjo duhet të ndodhë “sa është e mundur më shpjet pasi të miratohen kornizat negociuese”, thotë Pisonero.

“Procesi i zgjerimit është i fuqishëm dhe i bazuar në merita. Komisioni pret që reformat në të dy vendet të vazhdojnë”, thotë zëdhënësja për zgjerim në KE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori