LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Anti-korrupsion do të dënojë keqpërdorimet e mundshme para zgjedhjeve

Komisioni Anti-korrupsion do të dënojë keqpërdorimet e mundshme para zgjedhjeve

Komisioni Anti-korrupsion do t’i ndjek dhe gjobojë keqpërdorimet e mundshme të hapësirave institucionale, pajisjeve dhe automjeteve nga ana e funksionarëve shtetëror gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme kuvendare.

Do t’i ndjek të gjitha format e punësimit gjatë fushatës ndërsa kryetarja e këtij komisioni thotë ndikimi ndaj votueseve gjatë punësimeve në sektorin privat nuk çon në proces zgjedhor fer, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas saj, nisja e projekteve duke përdorur lopatën, vozitja e automjeteve nëpër fushatë nuk do të ndalen, por do të ndiqen dhe do të gjobohen bashkërisht bashkërisht me platformën nga shoqata qytetare. Ajo bën thirrje që në këto aktivitete të përfshihen të gjithë qytetarët.

Sa i përket shpenzimeve gjatë fushatës zgjedhore, do të vendoset vëzhgim për materialin reklamues, reklamimin me tabela në billbordë.

“Më web-faqen e komisionit do të jetë në dispozicion edhe aplikacioni me të dhëna të përditësuara për gjendjen e automjeteve zyrtare, përkatësisht me të dhëna të përditësuara për automjetet e reja”, thotë Ivanvoska./Telegrafi/