Filippo Grandi, Komisioner i Lartë i OKB-së për Refugjatët në Ditën botërore të refugjatëve ka thënë se marrëveshja globale për refugjatët është e domosdoshme.
Grandi në Ditën botërore të refugjatëve përmes një njoftimi ka bërë të ditur se 68.5 milion njerëz janë zhvendosur në mbarë botën.
Lexoni të plotë mesazhin e komisionerit të lartë të OKB-së për refugjatët:
“Marrëveshja globale për refugjatët është e domosdoshme
Sot, në Ditën Botërore të Refugjatëve është koha për solidaritet me refugjatët – dhe me komunitetet që i mirëpresin ata. Përderisa konfliktet shpërthejnë, përsëriten, vazhdojnë dhe thellohen, 68.5 milion njerëz janë zhvendosur në mbarë botën.
Nëntë nga dhjetë të zhvendosur janë brenda vendit të tyre, ose në ndonjë vend fqinj, kurse ndikimi është masiv – për refugjatët dhe për komunitetet që i hapin dyert e tyre. Tani, më shumë se kurrë, kujdesi për refugjatët duhet të jetë përgjegjësi globale – dhe e të gjithëve. Është koha për t’i bërë gjërat ndryshe.
Një model i ri tani po testohet, me rezultate pozitive – i bazuar në barazi, në drejtësi dhe në vlerat dhe standardet humanitare. Vendet dhe komunitetet kanë nevojë për mbështetje më sistematike dhe afatgjate, pasi ato marrin përsipër të ndihmojnë familjet e zhvendosura. Vet refugjatët duhet të përfshihen në komunitetet e reja dhe të kenë mundësi të realizojnë potencialin e tyre. Duhen zgjidhje, për të ndihmuar refugjatët të kthehen në shtëpi kur të jetë koha e përshtatshme, ose të ndërtojnë jetën diku tjetër.
Marrëveshja globale për refugjatët, – e cila do të miratohet këtë vit – synon që të bëhen këto.
Është e domosdoshme që ligjet dhe politikat të vihen në rrugë të drejtë. Por, njerëzit dhe komunitetet lokale janë në vijën e frontit kur vijnë refugjatët dhe mirëpritja e të cilëve bën dallimin – dallimi midis refuzimit dhe përfshirjes; midis dëshpërimit dhe shpresës; midis të lënit pas dhe ndërtimin e një të ardhmeje. Ndarja e përgjegjësisë për refugjatët fillon atje.
Këtë e shohim çdo ditë – në Bejrut, Liban, Cox Bazar; Bangladesh; Yumbe, Ugandë; Frankfurt, Gjermani; Lima, Peru, në fshatra të panumërta, në qyteza dhe qytete anembanë botës. Janë burrat, gratë dhe fëmijët atje, organizatat lokale dhe grupet e besimit, mësuesit, njerëzit e biznesit lokal dhe udhëheqësit komunalë që bëjnë dallimin – me humanitet, dhembshuri dhe solidaritet.
Shpesh, këto komunitete janë edhe vet në margjina – në zona të largëta kufitare, ose me pak burime për vete. Megjithatë, kur vijnë refugjatët, ata me zemërgjerësi ndajnë atë që e kanë të motivuar nga dhembshuria dhe ndjenja e dinjitetit njerëzor. Dhe, kur njerëzit punojnë së bashku, rezultatet janë të fuqishme.
Kush janë këta heronj të përditshëm? Njerëz të cilët e dinë se çfarë do të thotë t’i përkasin një komuniteti – dhe janë të gatshëm të ndihmojnë të tjerët, t’i përkasin komunitetit gjithashtu. Duke e shtrirë dorën e ndihmës, ose duke punuar së bashku – si pjesë e një kishe apo xhamie lokale, një grupi shkollash, ekipi sportiv, shoqërie bashkëpunimi ose grupi rinor. Disa prej tyre edhe vet kanë qenë refugjatë dhe e dinë se çka do të thotë kjo. Përmes bujarisë së tyre, ata vënë në shkëlqim potencialin e refugjatëve – dhe mundësitë e pafundme për t’i ndihmuar ata.
Mbështetjes për refugjatët për të rindërtuar jetën e tyre, i duhemi të gjithë ne – duke punuar së bashku në mënyrë që ata të arrijnë atë që shumica prej nesh e marrin si të mirëqenë – arsimin, një vend për të jetuar, një punë, duke qenë pjesë e një komuniteti.
Me kalimin e kohës, ndikimi është i madh – për familjet e refugjatëve dhe për ata që i mirëpresin. Në Ditën Botërore të Refugjatëve, është koha të njihni humanitetin e tyre në veprim – dhe sfidoni veten dhe të tjerët, të bashkoheni me ta – në pranimin dhe mbështetjen e refugjatëve në shkollat, lagjet dhe vendet tona të punës. Këtu fillon solidariteti – me të gjithë ne”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës