Komisioneri për Politika të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Johannes Hahn ka arritur në Kosovë. Ai është pritur në një takim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton Telegrafi.

Kjo vizitë e tij vjen në kohën kur presionet për heqjen e taksës, vetëm po shtohen. Pas kërkesave të shumta nga Bashkimi Evropian, edhe Uashingtoni ia ka dërguar një kërkesë Qeverisë së Kosovës, për heqjen e taksës.


Në kuadër të kësaj vizite, Hahn nuk pritet të ketë takime tjera me liderët shtetëror të Kosovës.

Pas Prishtinës, komisioneri Hahn pritet të zhvillojë një takim edhe me Edi Ramën në Tiranë. /Telegrafi/

50493395 317693798879376 2563051729939595264 n

49948509 218074279140825 2001561734686441472 n

50013051 322542795134713 1089259506480709632 n

49948463 370169650481262 6965571556856561664 n