LAJMI I FUNDIT:

Kombinimi i kafes me kakao e rrit funksionin e trurit

Kombinimi i kafes me kakao e rrit funksionin e trurit

Një eksperiment njëvjeçar i kryer nga Universiteti Georgia dhe Clarckson ka synuar të zbulojë se si pijet e nxehta ndikojnë në performancën tonë kognitive.

Në këtë studim, pjesëmarrësit është dashur të konsumojnë kakao me kafeinë, kafeinë pa kakao dhe pije placebo pa përmbajtur as kakao as kafeinë.

Pas eksperimenteve dhe testimeve të ndryshme kognitive, rezultatet kishin treguar se kafeina dhe kakao janë zgjedhje e mirë për gjithsecilin që dëshiron ta rritë përqendrimin dhe funksionin e trurit.


Kjo pasi që pjesëmarrësit të cilët e kishin konsumuar atë kombinim, i kishin kryer të gjitha testet më shpejt sesa tjerët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori