Modë absolutisht e qëlluar

Aktorja dhe moderatorja televizive, Amanda Holden, na ka dhënë një ide të shkëlqyeshme për veshje, e cila duket shumë bukur, por edhe do të na bëjë të ndihemi këndshëm.


Ajo fundin e satenit e ka kombinuar mjeshtërisht dhe nga shumë ekspertë ka merituar dhjetëshe të pastër.

Nuancat e buta japin dozë femërore, posaçërisht u rrinë mirë biondeve, transmeton Telegrafi.

234769

Palltot e tilla janë në trend, mbrojnë nga të ftohtit dhe duken absolutisht fuqishëm, por as aktorja nuk ka mundur t’i rezistojë.

Kjo ngjyrë e butë rozë është përshtatur shkëlqyeshëm në gjithë veshjen.

Çizmet e bardha me taka të lartësisë mesatare kanë bërë që figura të duket më e hollë.

A do të kishit shkuar në punë edhe ju të veshura kështu?

35815482 8961599 image m 17 1605701957076

/Telegrafi/