LAJMI I FUNDIT:

Kombinim i verifikuar i modës: Me këtë veshje do të dukeni së paku pesë kilogramë më të dobëta!

Kombinim i verifikuar i modës: Me këtë veshje do të dukeni së paku pesë kilogramë më të dobëta!

Nëse jeni duke kërkuar veshjen me të cilën do të fshihni tepricën e kilogramëve, Olivia Culpo na ka dhënë propozim të shkëlqyeshëm

Në rast se dëshironi t’i fshihni të metat, zgjidhni pantallona me bel të lartë.


Ato u rrinë shkëlqyeshëm të gjithave, ndërkaq fshehin perfekt kërdhokullat e gjera dhe dhjamin në stomak.

Nëse, sikur Olivia, zgjidhni fanellë të bardhë klasike dhe bluzë me ngjyrë të njëjtë sikur edhe pantallonat, figura do të duket më e harmonishme dhe më e hollë, transmeton Telegrafi.

Me këtë kombinim, përshtaten shkëlqyeshëm sandalet me lidhëse. Ato gjithë veshjes i japin një dozë rehatie.

Çanta ngjyrë kafeje dhe detajet e arta e kanë plotësuar këtë veshje në mënyrën e duhur.

As me ngjyrën okër nuk do të gaboni. Kjo nuancë përshtatet shkëlqyeshëm me çdo ten të lëkurës, mirëpo do t’ju rrijë mirë edhe pa marrë parasysh a jeni biondinë apo zeshkane. /Telegrafi/