LAJMI I FUNDIT:

Kombëtarja vijon përgatitjet në ditën e katërt të grumbullimit për sfidën e parë të kualifikuesve ndaj Polonisë

Kombëtarja vijon përgatitjet në ditën e katërt të grumbullimit për sfidën e parë të kualifikuesve ndaj Polonisë

Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për sfidën e parë të kualifikuesve të Europianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet më 27 mars në Varshavë.

Grupi kuqezi ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në ditën e katërt të grumbullimit, me përgatitjet që po bëhen në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Skuadra sot ka qenë e ndarë në dy pjesë, duke alternuar punën në palestër me stërvitjen në fushë, duke qenë se edhe sot në program janë dy seanca stërvitore.


Trajneri Sylvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar gjithë kohës me situata të ndryshme loje dhe me përgatitje taktike. I gjithë grupi është shfaqur në formë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë prej 23 të grumbulluarve.

Atmosfera është shumë pozitive dhe ka optimizëm për startin pozitiv të kualifikueseve të Europianit. Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Shqipëri deri të dielën, për të udhëtuar më pas drejt Varshavës, aty ku të hënën në mbrëmje do të luhet sfida e parë.

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori