LAJMI I FUNDIT:

Kombëtarja e Kosovës pëson humbje ndaj Francës

Kombëtarja e Kosovës pëson humbje ndaj Francës

Kombëtarja e Kosovës në futsall nuk ka arritur të shmangë disfatën në përballjen me Francën, e cila u zhvillua të premten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Dardanët u mposhtën me rezultatin 5:0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2026”, që do të mbahet në Letoni dhe Lituani.

Ndeshja nisi me intensitet të lartë, por kombëtarja franceze shfrytëzoi mundësitë e saj dhe arriti të shënojë disa herë, duke mos i dhënë hapësirë djemve tanë për t’u rikthyer në lojë. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, Kosova nuk gjeti golin që do t’i rikthente shpresat për rezultat pozitiv.


Kosova bën pjesë në Grupin 10 të “Main Round” dhe aktualisht renditet në vendin e tretë me tri pikë. Franca kryeson me 9 pikë, ndjekur nga Gjeorgjia me 6 pikë, ndërsa Bullgaria është në vendin e fundit pa pikë.

Dardanët e nisën fushatën kualifikuese me një humbje 3:1 në udhëtim ndaj Gjeorgjisë, por u rikthyen fuqishëm duke triumfuar 6:2 ndaj Bullgarisë në Prishtinë, në ndeshjet e zhvilluara dhjetorin e kaluar.

Skuadra e drejtuar nga përzgjedhësi Agon Ramadani do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Francës më 4 shkurt, kësaj radhe në udhëtim. Më pas, Kosova do të përballë Gjeorgjinë më 11 prill në Prishtinë, ndërsa ciklin kualifikues do ta mbyllë më 16 prill kundër Bullgarisë në udhëtim.

Para ndeshjes presidenti i FFK-së, Agim Ademi ndau dy fanella me numrin 100 për dy lojtarët e Kombëtares, Ramadan Alaj e Jeton Rukovci, të cilët me ndeshjen e sotme regjistruan 100 ndeshje në fanellën dardane, ndërsa përfaqësuesi i federatës franceze dhuroi një fanellë të “Gjelave” për kreun e FFK-së.

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Ndërkombëtare
Tifozët e Liverpoolit zbulojnë se çfarë bëri Jarell Quansah pas fitores ndaj PSG-së dhe kjo flet shumë

Tifozët e Liverpoolit zbulojnë se çfarë bëri Jarell Quansah pas fitores ndaj PSG-së dhe kjo flet shumë

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Kalo në kategori