LAJMI I FUNDIT:

Komani – liqeni i turistëve dhe udhëtimi në mes të alpeve

Komani – liqeni i turistëve dhe udhëtimi në mes të alpeve

Liqeni i Komanit është njëri ndër vendet më të bukura dhe që më së shumti i’a vlen të vizitohen në Shqipëri, për ujërat dhe natyrën e veçantë. Udhëtimi me anije zgjat rreth tre orë dhe kalon përmes malesh që arrijnë deri ne 1500 metra lartësi me një panorame të mrekullueshme. Peizazhi i egër është disi i ngjashëm me fjordet norvegjeze.

Për vizitorët, të cilët janë informuar kryesisht përmes internetit, natyra këtu është magjepsëse.

“Po kalojmë momente fantastike. Kemi vetëm pak kohë këtu por është një pamje shume e bukur, me e veçantë se sa ne e menduam. Kam vizituar më herët edhe fjordet e Norvegjisë dhe sapo erdha këtu, Komani me rikujtoi ato bukuri të rralla. Çfarë duhet përmirësuar ? Besoj vetëm rruga deri tek hidrocentrali pasi këtu është çdo gjë e veçantë, edhe njerëzit janë mikpritës. Është pamje e mrekullueshme por po me bëjnë përshtypje këto fshatrat e vegjël. Shtëpi të rrethuara nga peme, uji, gjelbërim dhe qetësi totale. Besoj se do të jetë një mënyrë e të jetuarit shume e bukur dhe nëse do të kisha mundësi, do të jetoja pak kohë këtu. Patjetër që do të i’ua sugjeroj edhe miqve të mi në Amerikë”, shprehen turistët.


Mark Frani është një nga operatorët e parë turistik të zonës, që mori guximin të investonte për ta kthyer Komanin në një atraksion turistik por sipas tij, sot, ka ende disa mangësi, kryesisht në infrastrukturë.

Fillimisht u ndërtua si liqen artificial për furnizimin me ujë të hidrocentralit të Komanit, e më pas filloi të përdorej edhe për udhëtime ujore nga njëri fshat në tjetrin, por edhe për të lidhur qytetin e Bajram Currit, me pjesën tjetër të vendit. Sot duket se ky liqen ka humbur rëndësinë si një rrugë lidhëse por ka fituar statusin e një resursi turistik që çdo vit vizitohet nga qindra vizitor. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori