LAJMI I FUNDIT:

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët

Kosova ia ka nisur një kërkesë për njohje qeverisë së re siriane të udhëhequr nga Presidenti Ahmad Al-Shaara.

Letra nga Prishtina ka shkuar pak ditë pas në një ofensive befasuese nga organizata ushtarake HTS që e largoi nga pushteti regjimin diktatorial të Bashar Al – Assad.

Se ka kërkesë zyrtare të njohjes e ka thënë Ebu Katada Albani, që njihet si udhëheqës i luftëtarëve shqiptarë në Siri.


Në një intervistë në Damask për emisionin “Interaktiv Talks” nga gazetari Xhemajl Rexha, ai ka thënë se “fatkeqësisht kërkesa ka ardhë nga një nivel shumë i ultë, as nga Presidentja, as Kryeministri, as Ministrja e Jashtme, as zv/ministri i jashtëm, por zv/ministri i Pushtetit Lokal”.

Ebu Katada Albani ka thënë se ai dhe shqiptarët e tjerë po punojnë që Siria ta njohë pavarësinë e Kosovës shumë shpejt, por edhe Kosova duhet ta njohë qeverinë e re, sikurse shtetet e tjera të rajonit dhe në Perëndim.

Për më shumë ndiqeni videon në këtë LINK