LAJMI I FUNDIT:

Kolonel Sefer Isufi diplomon në Institutin Shumëkombësh të Udhëheqjes Strategjike në Stamboll

Kolonel Sefer Isufi diplomon në Institutin Shumëkombësh të Udhëheqjes Strategjike në Stamboll

Koloneli Sefer Isufi ka diplomuar në Universitetin e Mbrojtjes në Stamboll, gjegjësisht në Institutin Shumëkombësh të Udhëheqjes Strategjike të Forcave të Përbashkëta, në degën e Komandimit dhe Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura në Operacione të Përbashkëta.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë përfaqësuesit e lartë institucionalë dhe ushtarakë si dhe përfaqësues institucionalë dhe ushtarakë nga vendet pjesëmarrëse në institutin përkatës.


Në ceremoni ishte edhe atasheu i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës koloneli Bekim Osmani, cili u prit nga Rektori i Universitetit të Mbrojtjes, prof. dr. Erhan Afyoncu.

Kolonel Osmani në emër të ministrit të Mbrojtjes dhe komandantit të FSK-së, përcolli falënderimet e tyre për shkollimin  e oficerëve dhe nënoficerëve të FSK-së, në të gjitha nivelet që ofron Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.

Kolonel Seferi tregon se plan-programi studimor, ka përfshirë në mënyrë kronologjike modulet rreth sigurisë globale, rajonale dhe nacionale, ndërlidhjen e tyre me strategjitë nacionale të mbrojtjes dhe ushtarake, si dhe procesin e implementimit të tyre në operacione të mundshme të të gjitha komponentëve të forcave (joint) nga niveli i komandimit dhe drejtimit strategjik ushtarak.

Pasi kreu shkollimin për udhëheqje shtabore dhe komanduese në nivelin taktik dhe operacional ushtarak dhe pasi mbrojti temën e masterit në artin e menaxhimit strategjik të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, këto ditë, në të njëjtin universitet, diplomoi me sukses të lartë në nivelin e vlerësimit “Ekselent”.

Ai u dallua në mesin e pjesëmarrësve të rreth 20 ushtrive të vendeve nga tri kontinente.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori