LAJMI I FUNDIT:

Kollitet qëllimisht mbi produktet ushqimore në market, gruaja nga SHBA-të arrestohet

Kollitet qëllimisht mbi produktet ushqimore në market, gruaja nga SHBA-të arrestohet

Një grua e cila ishte kollitur qëllimisht mbi artikujt ushqimor brenda një marketi në Pensilavni të SHBA-ve, pritet të përballet me drejtësinë, ka njoftuar policia amerikane.

Gruaja e paidentifikuar ishte futur në marketin e zinxhirit Gerrity në qytetin Hanover Township dhe kishte filluar të kollitet mbi bukë, mish dhe mallra tjera, ka bërë të ditur bashkëpronari i zinxhirit të marketeve Joe Fasul, transmeton Telegrafi.


Punonjësit janë detyruar të largojnë mallin nga raftet dhe kanë dezinfektuar hapësirën në të cilën ishte kollitur gruaja, kurse vlerësohet se malli kap vlerën e mbi 35 mijë dollarëve.

Personeli gjithashtu e ka larguar nga marketi gruan, kurse policia një orë më vonë e ka gjetur dhe arrestuar, raporton CNN.

“Zyrtarët nuk besojnë se gruaja është e infektuar me coronavirus, por kanë njoftuar se do të bëjnë gjithçka që ajo t’i nënshtrohet testit”, ka shkruar Fasul.

Por edhe pse besohet se ajo çfarë ka bërë është një “shaka e çmendur”, marketi është detyruar të hedh çdo prodhim me të cilën gruaja ka pasur kontakt, kurse inspektorët lokalë janë detyruar të kontrollojnë dhe dezinfektojnë hapësirën ku ajo kishte lëvizur.

“Më vjen shumë keq për humbjen e ushqimit. Gjithmonë është dëm i madh kur detyroheni të hidhni ushqim, e në veçanti në këtë kohë kur qytetarët po brengosen nëse do të ketë mjaftueshëm është edhe më shumë shqetësuese”, ka shtuar Fasul.

Ende nuk dihet se çfarë akuzash do të rëndojnë mbi këtë grua e cila pasi të lirohet nga qendra e shëndetit mendor – do të ballafaqohet me drejtësinë.

Ministria e Drejtësisë në SHBA, kohë më parë ka njoftuar se personat që qëllimisht përhapin coronavirusin mund të akuzohen për terrorizëm. /Telegrafi/4