LAJMI I FUNDIT:

Kokainë dhe heroinë në banesë, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Kokainë dhe heroinë në banesë, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Një 40-vjeçar u kap ditën e sotme në Elbasan pasi iu gjet në makinë kokainë dhe heroinë.

Gjatë operacionit të koduar “Kinemaja” u arrestua M. B., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 141 gramë lëndë narkotike heroinë, 18.5 gramë lëndë narkotike kokainë, një peshore e vogël elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 4100 euro dhe 300 paund, të cilat dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike, si dhe dy aparate celular.

“Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kinemaja”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.


Sekuestrohen 141 doza me heroinë, 18 doza me kokainë, shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, një peshore e vogël elektronike dhe dy aparate celular. Bie në pranga poseduesi i tyre. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në qytetin e Elbasanit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas një pune hetimore disajavore u bë e mundur goditja dhe dokumentimi ligjor i kësaj veprimtarisë kriminale.

Gjatë operacionit të koduar “Kinemaja”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin: M. B., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 141 gramë lëndë narkotike heroinë, 18.5 gramë lëndë narkotike kokainë, një peshore e vogël elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 4100 euro dhe 300 paund, të cilat dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike, si dhe dy aparate celular. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia./TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori