Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen rrëfimi i ish-futbollistit dhe tashmë trajnerit kosovar, Ilir Nallbani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

podcast, Nallbani flet për hapat e tij të parë në futboll, trofetë e fituar me klubin e Besës së Pejës, transferimin në Hungari, si dhe për përvojat e tij me përfaqësuesen e Kosovës.


Ai rrëfen se si bëheshin ftesat në atë kohë dhe kujton sfidat e organizimit të ndeshjeve:

Në atë kohë nuk kishte celularë, dhe Federata e kishte problem të na kontaktonte. Duhej të dërgohej ftesa te klubi, që më pas të shkoje. Ftesat vonoheshin, dhe ekipi vetëm fillonte stërvitjet. Pastaj i gjenin numrat e telefonit, duke pyetur: ‘Pse nuk ke ardhur në stërvitje?’”.


Vështirësia e dytë ishte që nuk kishim ku të stërvitnim. E mbaj mend, gjithmonë kemi stërvitur në KEK. Në atë kohë kam pas trajner Muharrem Sahitin, Edmon Rugovën, dhe më vonë erdhi edhe Albert Bunjaku. E mbaj mend që shkuam në Turqi dhe nuk kishim jeleka stërvitjeje, i kishim vetëm një palë. Kushtet nuk ishin të mira, por dëshira ishte shumë e madhe.”

Ish-mesfushori i njohur pejan tani është përzgjedhës i Kosovës U-15. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com



telegrafi sport app