Më se 55 për qind e njerëzve, nuk bëjnë gjumë të mirë gjatë stinës së dimrit, si pasojë e të ftohtit, transmeton Telegrafi.

Për këtë, është menduar se koha më e mirë, në mënyrë që të flihet si duhet, është të shkoni në shtrat në orën 22:37.


Nuk bëhen të ditura detajet, se pse pikërisht në këtë kohë duhet të futeni në shtrat, por janë dhënë disa këshilla shtesë, se si të rehatoheni në dimër:
- Vishni pizhame pambuku
- Shkoni në shtrat në orën 22:37
- Merrni një shishe me ujë të nxehtë
- Përdorni jastëk me pupla të gjeldetit
- Hidhni sipër një batanije më shumë
- Vishni çorape të buta dhe vendosni fundin e këmbëzave të pizhameve në to /Telegrafi/